Ministri i Shëndetësisë, Abren Vitia, ka në një konferencë për media, lidhur me vdekjen tragjike të një 26-vjeçari të karantinuar te konviketet në Prishtinë, ka thënë ta ketë menduar dorëheqjen, të cilën po e mendon akoma.
26-vjeçari me inicialet A.M., i cili ishte student i nivelit master në Gjermani e i kthyer në Kosovë të shtunën, dyshohet se një ditë pas bëri vetëvrasje duke u hedhur nga kati i pestë i njërit prej konvikteve të studentëve në Prishtinë, që po shfrytëzohet si karantinë.
Përmes kësaj konference Vitia u ka shprehur ngushëllime familjes të të ndjerit që humbi jetën ditën e djeshme në Qendrën e Studentëve, në Prishtinë.
“U shprehë ngushëllime familjes dhe gjithë të afërmve të të ndjerit. I ndjeri kishte mbërritur në karantinë nga Gjermania pasi kishte shkuar për të ndjekur studimet. Kjo ngjarje na ka prekur të gjithëve shumë thellë, e edhe mua personalish”, ka thëë ndër të tjera Vitia.
Vitia ka bërë të ditur se nga MSH-ja dhe Qeveria do të ushtrohen të gjitha masat për zbardhjen e rastit
“Ne do të kërkojmë raport nga secili institucion, nga procdura se si është kthyer nga Gjermania e deri tek përgjegjësit tek QS-ja në Prishtinë”, ka thënë Vitia.
Ndryshe ministria Vitia ka folur edhe për masat e marra nga MSH-ja ku tha se u bë një kohë e gjatë me kufizimin e lëvizjes, së punës por këto masa të marra sipas Vitisë kanë qenë të detyrueshme. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.