×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Drejtësisë reagon pas deklaratave të Tomë Gashit: Nuk kemi pranuar Ekspertizën e rastit Dehari

    Reporteri
    16 Tetor 2019 | 13:11

    Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, përmes kësaj deklarate për shtyp, njofton opinionin publik rreth pretendimeve të pavërteta të avokatit Tomë Gashi në lidhje me pranimin e Raportit përfundimtar të ekspertizës së Astrit Deharit nga Instituti zviceran.


    Deklarata e plotë e Tahiri:

    Deklarimet e avokatit Tomë Gashi, të shfaqura në publik, në lidhje me pranimin e Raportit përfundimtar të ekspertizës për rastin e Astrit Deharit, nga Ministria e Drejtësisë, janë pretendime të pavërteta, tendencioze dhe absolutisht jo profesionale.

    Për hirë të informimit të drejtë të opinionit, dëshiroj të ju njoftoj se asnjë dokument me çfarëdo përmbajtje që lidhet me rastin Dehari nuk ka arritur në adresë të Ministrisë së Drejtësisë.

    Profesionalisht Avokati Gashi është dashur ta dijë se kjo çështje i takon organeve të zbatimit të ligjit dhe jo Ministrisë së Drejtësisë.

    Roli im si ministër i Drejtësisë me të marr mandatin, ka qenë trajtimi i nevojshëm, sipas kërkesës së familje Dehari, për të mundësuar një super-ekspertizë jashtë vendit në një prej qendrave më të njohura të mjekësisë ligjore në Evropë.

    Me kohë, kemi siguruar edhe mjetet financiare për ekspertizën dhe organet e pavarura të sundimit të ligjit janë vënë në kontakt me Institutin e Lozanës në Zvicër, që ishte preferenca e familjes Dehari.

    Andaj pretendimet e avokatit Gashi janë të pabaza, jo profesionale dhe tendencioze prapa së cilave fshihet mungesa e njohurive procedurale dhe për më tutje nuk e informojnë opinionin publik në mënyrë të drejtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!