×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Jashtme e Gjermanisë reagon pas vizitës së emisarit Sarrazin në Kosovë

    Reporteri
    30 Gusht 2024 | 11:52

    Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka reaguar lidhur me vizitën e të Dërguarit të Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në Kosovë, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Përmes një postimi në platformën X, zyra e shtypit të Ministrisë së Jashtme gjermane ka thënë se  zgjerimi i BE është një imperativ gjeopolitik.

    Prandaj thekson se vizita e Sarazin në Kosovë është pjesë e përgatitjeve të Procesit të Berlinit për integrimin e rajonit drejt BE-së.

    Zgjerimi i BE-së është një imperativ gjeopolitik, veçanërisht në lidhje me integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Si pjesë e përgatitjeve për samitin e Procesit të Berlinit në tetor, Manuel Sarrazin po zhvillon sërish bisedime në rajon”, thuhet në reagim.

    Ministria e Jashtme ka ripostuar dhe mesazhin e Sarrazin pas takimit me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, ku ai shprehet se rajoni ka nevojë për lajme të mira, për ta çuar në BE përmes Procesit të Berlinit

    Përpjekje të palodhshme për të sjellë rezultate të mëdha së bashku me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor për qytetarët në rajon në Samitin e Procesit të Berlinit në tetor. Rajoni ka nevojë për lajme të mira tani. Të shqetësuar, se nuk jemi ende atje. Ne kemi nevojë për Procesin e Berlinit për ta çuar rajonin drejt BE-së”, shkroi Sarrazin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!