Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia përmes një koference iu drejtohet qytetarëve dhe flet për vdekjen e 26-vjeçarit te konviktet, shkruan Reporteri.net
Përmes kësaj konference Vitia u ka shprehur ngushëllime familjes të të ndjerit që humbi jetën ditën e djeshme në Qendrën e Studentëve, në Prishtinë.
“U shprehë ngushëllime familjes dhe gjithë të afërmve të të ndjerit. I ndjeri kishte mbërritur në karantinë nga Gjermania pasi kishte shkuar për të ndjekur studimet. Kjo ngjarje na ka prekur të gjithëve shumë thellë, e edhe mua personalish”, ka thëë ndër të tjera Vitia.
Vitia ka bërë të ditur se nga MSH-ja dhe Qeveria do të ushtrohen të gjitha masat për zbardhjen e rastit
“Ne do të kërkojmë raport nga secili institucion, nga procdura se si është kthyer nga Gjermania e deri tek përgjegjësit tek QS-ja në Prishtinë”, ka thënë Vitia.
Ndryshe ministria Vitia ka folur edhe për masat e marra nga MSH-ja ku tha se u bë një kohë e gjatë me kufizimin e lëvizjes, së punës por këto masa të marra sipas Vitisë kanë qenë të detyrueshme.
Kujtojmë që rasti i mbrëmshëm, ka ngjallur debate të ndryshme duke kërkuar kështu edhe shkarkimin e Arben Vitisë, mirëpo në lidhje me këtë i njejti tha do të mundohet që të zbardh rrethanat e vdekjes së 26-vjeçarit, kurse si Arben Vitia ai u shprehë se që nga mbrëmë e ka menduar dorëheqjen.
Reporteri.net