Ministrja gjermane, Anna Luhrmann, ndodhej dje për vizitë në Prishtinë.
Pas arritjes në Kosovë, ministrja u prit nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e më pas u takua edhe me kryeministrin, Albin Kurti, raporton gazeta online Reporteri.net.
Përmes një postimi në “X”, ministrja ka shkruar se Kosova dhe Gjermania punojnë së bashku për një Evropë të gjelbër dhe të begatë.
“Kosova dhe Gjermania punojnë së bashku për një Evropë të gjelbër dhe të begatë! Kënaqësi për hapjen e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kosovës me Kryeministrin Albin Kurti dhe për të nisur partneritetin e tranzicionit të klimës dhe energjisë me Ministrat Artane Rizvanolli e Liburn Aliu”, ka shkruar Luhrmann në platformën “X”.
Ajo bashkë me Kurtin, Ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliun dhe ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollin, shkuan te Pallati i Rinisë për hapjen e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm.
/Reporteri.net/.
Kosovo & Germany work together for a green and prosperous Europe! Delighted to open Kosovo Sustainable Development Week with PM @albinkurti and to kick off the 🇽🇰 – 🇩🇪 climate & energy transition partnership with Ministers @Artane_R & Liburn Aliu. Let’s get to work! pic.twitter.com/gyajtPfDin
— Anna Lührmann (@AnnaLuehrmann) September 16, 2024
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.