×
  • Lajme
  • Lajme

    Misteri i intervistës së patransmetuar në RTV Dukagjin, Xhavit Haliti tregon se kush e ndaloi

    Reporteri
    19 Shkurt 2021 | 18:41

    Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK’së), ka thënë se është ai që e ka ndaluar transmetimin e emisionit në RTV Dukagjin e jo partia.


    Me 10 shkurt Ermal Panduri ka thënë se PDK e ka urdhëruar Xhavit Halitin që të mos e autorizojë shfaqjen e emisionit.

    Mirëpo këtë e ka demantuar në “Imazh” në RTK, Xhavit Haliti ku ka thënë se është ai që e ka ndaluar emisionin e intervistës në RTV Dukagjin dhe se është ai vet që e ka thirrur autorin e emisionit Ermal Panduri.

    “Mua askush nuk mundet me ma ndalu as partia as askush shfaqjen në televizion. Unë e kam vendosur që emisioni të mos shfaqet dhe unë vet e kam thirrë Ermal Pandurin i kam thënë ndaloje”, ka thënë Haliti.

    Ai ka thënë se arsyeja se pse ai ka shkuar në intervistë te Panduri, është se ai ka dashur të qojë mesazh që të mos bojktohen mediat, si ajo që ka bërë PDK.

    Më poshtë keni postimin e Ermal Pandurit të bërë me 10 shkurt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!