×
  • Lajme
  • Lajme

    Mjekët e vaksinuar: Vaksinën duhet ta marrin të gjithë, është obligim

    Reporteri
    08 Maj 2021 | 16:04

    Të shtunën ka vazhduar vaksinimi i stafit shëndetësor me vaksinën anti-Covid në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë.


    Për të katërtën ditë mjekët nga e gjitha Kosova kanë pritur në radhë që të marrin vaksinën që erdhi si donacion nga Bashkimi Evropian gjatë javës.

    Të vaksinuarit kanë apeluar që të vaksinën anti-Covid duhet ta marrin të gjithë, duke e konsideruar si obligim.

    Mumin Sadiku, psikiatër, tha se varësisht nga rekomandimet e IKShPK-së, të gjithë duhet ta marrin vaksinën pavarësisht moshës.

    “Unë e kam marrë vaksinën. Vaksinën duhet ta marrin secili prej neve”.

    “Secili duhet ta marrë vaksinën pa marrë parasysh se në cilën moshë është me rekomandimet e IKShP-ja duhet të kryhet sepse është obligim”.

    Edhe Halil Palushi theksoi se po ndihet mirë pas vaksinimit, duke shtuar se për tu çliruar nga pandemia është e domosdoshme marrja e vaksinës

    “Nuk e kam kaluar virusin testet i kam bërë gjithherë sepse punojë mjek po gjithë kam dal negativ”.

    “Vaksina është mbrojtje për organizmin e marrin të gjithë njerëzit duhet me marrë për tu çliruar nga kjo pandemi”.

    Ministria e Shëndetësisë të martën pasdite pranoi pjesën e parë nga gjithsej 95.000 doza të vaksinave, të cilat Bashkimi Evropian i ka ndarë për Kosovën në kuadër të mbështetjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në vaksinimin kundër Covid-19.

    Me rekomandim të Komitetit për vaksinim kundër Covid-19, këto doza të vaksinës Pfizer/Biontech do të përdoren për vaksinimin e punëtorëve shëndetësor, të cilët nuk kanë mundur të vaksinohen në fazën e parë të vaksinimit për arsye shëndetësore për çka duhet të kenë dëshmi.

    Nga 15 mijë punëtorë shëndetësorë sa i ka Kosova, vetëm rreth 5 mijë nga ta janë vaksinuar në muajin mars, kur Kosova ka marrë 24 mijë dozave të vaksinës AstraZeneca donacion përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!