×
  • Lajme
  • Lajme

    Mjekët paralajmërojnë protesta “masive”

    Reporteri
    07 Tetor 2021 | 14:14

    Kanë kaluar tri javë nga protesta që kishte organizuar Federata Sindikale e Shëndetësisë e Kosovës (FSSHK).


    Në protestë të FSSHK-së u shpalosën kërkesat për shtesat në pagë sipas Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 dhe për fillimin e procedurave të plotësimit dhe miratimit të Ligjit mbi pagat, me theks të veçantë që të futet në parashikimin e buxhetit për vitin 2022.

    Ndërsa sot, përmes një komunikate, kjo federatë ka thënë se Qeveria nuk i ka marrë parasysh këto kërkesa, për çka ka paralajmëruar protestën e radhës menjëherë pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

    “Federata e Sindikatave të Shëndetësisë e Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 07.10.2021 paralajmëron se menjëherë pas datës 17.10.2021 pra, pas procesit zgjedhor komunal, do të organizojë protestën e radhës, e cila do të jetë më masive se ajo e datës 17.09.2021”, thuhet në komunikatë.

    Sipas Sindikatës, me qasjen aktuale të Qeverisë ndaj punonjësve shëndetësorë po bëhet shkatërrimi i sistemit publik shëndetësor, gjë e cila “do të sjellë ndikimet e veta mbi nevojat direket të qytetarëve”.

    “Kërkojmë që kjo Qeveri të reflektojë, sepse kuadri shëndetësor – mjek e infermier është duke u larguar nga sistemi publik dhe nga Republika e Kosovës”, thuhet në fund të komunikatës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!