Dr. Anvi Sadrija sot është një nder mjekët shqiptar më të suksesshëm në Austri.
Rrugëtimin deri këtu, mjeku nga Kosova që jeton në Vjenë, nuk e pati aspak të lehtë. Gjendja jo e mirë financiare e kishte shtyrë atë që të punoj dhe të studioj njëkohësisht, pasi kishte shkuar në kryeqytetin austriak.
Por cila ka qenë puna e tij e parë, në atë kohë?!
Sadrija, për emisionin “Rrëfim Suksesi” që transmetohet çdo të shtunë prej orës 19:30 në RTV Dukagjini dhe online në “Reporteri”, ka treguar se puna të cilën ai e bëri në Vjenë, për më shumë se 6 vite me radhë ishte shitës i luleve.