×
  • Lajme
  • Lajme

    Mjeku: Në cilin qytet të Kosovës nuk sheh asnjë lypës?

    Reporteri
    19 Qershor 2019 | 20:53

    Shiu dhe breshëri i fundit shkaktoi shumë dëme në qytetin e Rahovecit, pasi la pas shumë dëme në bujqësi.


    Gjendja e krijuar së fundmi është bërë shkas që Bajram Mjeku, ish-zëdhënës i komunës së Prishtinës t’i kujton një fakt që thotë se e bën të ndjehet mirë.

    Ai përmes një postimi në Facebook thotë se Rahoveci është i vetmi qytet i Kosovës, në të cilin nuk sheh asnjë njeri duke kërkuar lëmoshë, shkruan Reporteri.net.

    Mjeku pohon se kjo ndodh për faktin se rahovecjanët janë shumë punëtorë e humanistë, njerëz të urtë dhe të mirë.

    Postimi i plotë i Mjekut:

    Breshëri i fundit, i cili dëmtoi prodhimet bujqësore në komunën e Rahovecit më kujtoi një fakt, i cili gjithmonë më bën të ndjehem mirë.

    Rahoveci është i vetmi qytet i Kosovës, në të cilin nuk sheh asnjë njeri duke kërkuar lëmoshë. Ndodh kështu për faktin se rahovecjanët janë shumë punëtorë e humanistë, njerëz të urtë dhe të mirë.

    E rahovecjanët, të cilët dalin për të punuar pa çelë agu në vreshtat e tyre dhe kthehen në shtëpitë e tyre me terrin e parë, nuk mendojnë asnjëherë për gjëra të këqija, sepse vetëm njerëzit punëtorë i bëjnë punët e tyre dhe nuk merren kot me punët e të tjerëve.

    Prandaj në Rahovec nuk sheh njerëz duke kërkuar lëmoshë, sepse ndihmojnë njëri-tjetrin derisa janë shumë të dashur e punëtorë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!