×
  • Lajme
  • Lajme

    Mjeku Visar Berisha bën thirrje që të vetizolohemi në mënyrë që të ndihmojmë mjekët dhe veten

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 22:16

    Mjeku Visar Berisha ka bërë thirrje në emisionin Pressing në T7 që të respektohen masat e qeverisë për distancë shoqërore në mënyrë që të luftohet koronavirusi.


    ‘’Nuk është vetëm mjekësia që lufton epidemitë, por është edhe gjithë shoqëria’’ thotë ai.

    ‘’Kam dhjetë ditë që kam bërë kërkesë. Duhet që të marrim masa radikale. Ne kemi një mjekësi fragjile, ajo që është treguar që ka efekt është distanca shoqërore. Qëndroni në shtëpi dhe vetëizolohuni, kështu jemi të sigurt.’’

    ‘’Në anën tjetër edhe fitojmë kohë. Një gjë që nuk po përmendet është se jemi afër ditëve me diell. Rrezet ultraviolet dhe temperaturat e larta do e bëjnë punën e tyre’’/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!