Në Ministrinë e Kulturës është mbajtur ceremonia për ndarjen e Çmimit Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” dhe për Çmimet Vjetore për letërsi për vitin 2022.
Sipas njoftimit të MKRS-së, çmimi për Veprën me të mirë në Poezi “Ali Podrimja”, i është ndarë Sabit Bajraktarit për librin “ NOAH”.
Juria profesionale e kryesuar nga Osman Gashi dhe me anëtarët Bardh Rugova, Rrahman Paçarizi, Gëzim Aliu dhe Azem Deliu, ka ndarë edhe çmime të tjera, ku çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Azem Shkreli”, i është ndarë Zejnullah Rrahmanit, çmimi për Veprën më të mirë në Prozë “Anton Pashku”, i është ndarë Veli Karahodës për romanin “Fundi i palavdishëm i Igor Bagrickit”, ”, çmimi për vepër më të mirë në kritikë dhe estetikë “Ibrahim Rugova” i është ndarë Haqif Mulliqit për veprën “Henrik Ibsen – fryma e parë e modernes”.
Ndërsa çmimi për vepër më të mirë të përkthyer nga gjuha e huaj ne gjuhën shqipe dhe anasjelltas “Pjeter Bogdani”, i është ndarë Meliza Krasniqit për përkthimin e veprës “Arti i fiksionit” të David Lodge.
Sipas njoftimit të MKRS-së, këto çmime u jepen personaliteteve të shquara për arritjet profesionale, për ngritjen e vlerave dhe për kontributin e tyre në avancimin e letërsisë.