×
  • Lajme
  • Lajme

    Mocioni për liberalizimin e vizave për Kosovën, shumica e deputetëve në Parlamenti holandez votuan pro

    Reporteri
    23 Qershor 2022 | 12:42

    Deputetja Kati Piri, ka ngritur dje një mocion në Parlamentin e Holandës, përmes të cilit ka kërkuar që Qeveria holandeze të rikonsiderojë qëndrimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

    Piri në letrën e saj ka thënë se qytetarët e Kosovës janë të vetmit në rajonin e Ballkanit Perëndimor që s’kanë të drejtë të lëvizin lirshëm në Zonën Schengen.

    “Mocioni për liberalizimin e vizave në Kosovë Dhoma, pasi dëgjoi diskutimin, duke vënë në dukje se banorët e Kosovës janë të vetmit në Ballkanin Perëndimor që ende nuk janë në gjendje të udhëtojnë pa viza në BE; Duke vënë në dukje se Komisioni Evropian tashmë në vitin 2018 ka konstatuar se Kosova i plotëson të gjitha kriteret teknike për liberalizimin e vizave, por Këshilli e ka shtyrë disa herë këtë vendim; a Kërkon nga qeveria, në bazë të këshillës së Komisionit, të shqyrtojë liberalizimin e vizave për Kosovën në një afat të shkurtër; Dhe vazhdon sipas rendit të ditës”, thuhet në letrën e Mocionit të deputetes Kati Piri, raporton Gazeta Express.

    Ky mocion është hedhur në votim, dhe qëndrimi i deputetëve të Parlamentit të Holandës ka qenë befasues për të mirë, duke qenë se ky shtet është prej vendeve skeptike sa i përket qëndrimit për heqjen e regjimit të vizave për Kosovën.

    Nga 150 deputetë sa kanë marrë pjesë ne votim, 100 kanë votuar “pro” mocionit të deputetes Kati Piri derisa 47 kanë qenë kundër dhe 3 abstenime.

    Ky disponim i Parlamentit holandez ka nxitur edhe reagimin e deputetes Kati Piri, e cila ka thënë se është lajm i mirë që më në fund një gjë e tillë po ndodh në Holandë, meqë vendi i saj ka mbajtur pozicion bllokues.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!