×
  • Lajme
  • Lajme / Spotlight

    Molliqaj: Lista Srpska nuk është organizatë terroriste dhe as antikushtetuese

    Reporteri
    13 Janar 2025 | 18:33
    Foto: Adriatik Jakupi, Reporteri

    Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po tenton të bëjë kauzë politike me Listën Serbe, duke komentuar përpjekjet e partisë në pushtet për ta lënë jashtë zgjedhjeve të 9 shkurtit.

    Në një intervistë për emisionin “Spotlight”, prodhim i Gazetës Online Reporteri.net, Molliqaj ka thënë se Lista Serbe nuk është organizatë terroriste e as antikushtetuese.

    “Unë mendoj që pozicioni i vërtetë është ky: Lista Srpska nuk është organizatë terroriste dhe as antikushtetuese. Ligjet e Kosovës e lejojnë që ti me e shkru në programin tënd politik që ki drejtë me u bashku me një shtet tjetër, vetëm që duhet përmes metodave demokratike edhe ligjore me i ba ato ndryshime”, ka deklaruar Molliqaj.

    Ai tha se deklaratat se Vetëvendosja po e bën këtë vetëm sa për elektorat, vetëm se po e legjitimojnë diskursin e kësaj partie.

    “Vetëvendosja po tenton me e ba një kauzë politike me Listën Srpska. Çka po thojnë krejt është që Lista Srpska është antikushtetuese, është terroriste edhe duhet me ba, veç Vetëvendosja nuk e ka përnime, po e ka për elektorat. Si të thuash qashtu, ti e ke legjitimu diskursin e Vetëvendosjes. Ti i ke thanë Vetëvendosjes që ki të drejtë, po se ki përnime, e populli i Kosovës mendon që e ka edhe përnime”, ka thënë ai.

    Molliqaj ka bërë një ndërlidhje me situatën e Vetëvendosjes gjatë viteve 2016-2017, kur edhe ai vetë ka qenë pjesë e kësaj partie.

    “Kur kanë dashtë me shpall Vetëvendosjen organizatë terroriste 2016-2017, është fol qashtu, unë i kam këqyrë ligjet në Kosovë. Edhe nëse Kryetari i Vetëvendosjes, në atë kohë Visar Ymeri ose edhe sekretari kish ba një vepër terroriste, që unë e kisha ba një akt terrorist., nëse organizata nuk më kish mbështet mu, edhe nëse organizata nuk ka qëndrim politik terrorist, nuk kish mujt me u shpall organizatë terroriste Vetëvendosja. Pra, edhe nëse nesër Kryetari i Listës Srspka e bën një akt terrorist, nuk mundesh me shpall.

    Përveç procedurës, Molliqaj thja se problem tjetër është edhe se Vetëvendosja “ka dështu me i integru serbët”.

    Intervista e plotë me Dardan Molliqajn publikohet nesër (të martën), prej orës 20:00, në kuadër të emisionit “Spotlight” – prodhim i gazetës online Reporteri.net, në kanalin në Youtube. Autor i këtij emisioni është gazetari Kosovë Gjoci.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!