×
  • Lajme
  • Lajme

    Molliqaj për Kurtin: Po qeverisë me arrogancë të kolonave me xhipa e truproja, s’është i majtë

    Reporteri
    29 Prill 2021 | 20:34

    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka folur rreth Qeverisjes së Kurtit të cilës iu ka referuar si qeverisje që synon kontrollin, shantazhin e kapjen. Sipas tij, qeverisja aktuale nuk është e majtë dhe veprimet e para të saj tregojnë mendësinë totalitare e rrezikun drejt autoritarizmit.


    Molliqaj ka thënë se edhe tentimi për ta ndryshuar ligjin për zgjedhje dhe koncept-dokumenti për konfiskimin e pasurisë janë sinjale që Kurti synon të shantazhoj opozitën.

    “Qeverisja aktuale veç e majtë nuk është. Indikacionet e veprimeve të para veçse e konfirmojnë kritikën tonë për mendësinë totalitare e rrezikun drej autoritarizmit. Çfarë e bashkon veprimin urgjent të mesnatës për ta ndryshuar ligjin për zgjedhjet me koncept-dokumentin për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme është pikërisht synimi për kontroll”, tha Molliqaj në intervistën për Reporteri.net.

    Sipas Molliqajt kryeministri aktual nuk po qeverisë si i majtë pasiqë ua ndaloi shtesat pensionistëve, policëve, infermierëve e mjekëve.

    VV nuk e konsideron problem sistemin që ka krijuar pabarazi, por batakqinjtë që paskan vjedhur. Prandaj s’kemi tatim progresiv as investime publike, por vendin e ekonomisë e ka zënë lufta antikorrupsion. Në anën tjetër, ministrat e sektorit të ekonomisë e kanë të deklaruar publikisht bindjen e tyre të djathtë. Praktikat e para të politikave të shtrëngesave buxhetore që bie mbi shtresat më të pambrojtura tashmë i kemi parë. E kam fjalën për shkurtesat e pensioneve, tek shkurtesat e policëve, infermierëve e mjekëve. Në anën tjetër, çfarë shohim si sjellje e ushtrim pushteti është arroganca e kolonave me xhipa e truproja”, tha Molliqaj për Reporteri.net.

    Në intervistën për Reporteri.net Moliqaj ka folur edhe për opozitën parlamentare, marrëdhëniet e Kurtit me Edi Ramën e planet e PSD-së rreth zgjedhjeve lokale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!