×
  • Lajme
  • Lajme

    Momenti kur Forca e Sigurisë së Kosovës nxjerrë të gjallë një dy vjeçar nga rrënojat e tërmetit në Turqi

    Reporteri
    08 Shkurt 2023 | 21:25

    Forca e Sigurisë së Kosovës ka publikuar momentin kur pjesëtarët e saj që gjenden në Turqi me mision kërkimin, kanë nxjerrë nga gërmadhat fëmijën e moshës 2-vjeçare.

    Në momentin kur pjesëtarët e FSK-së arrijnë ta nxjerrin fëmijën 2-vjeçar, njëri nga ta e merr afër vetes dhe i dhuron një përqafim të ngrohtë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Lajmin se trupat e FSK-së kanë arritur ta nxjerrin fëmijën e moshës 2-vjeçare është konfirmuar më herët nga vet FSK-ja, ku bënë të ditur se janë duke u bërë përpjekjet maksimale për të shpëtuar edhe nënën e saj, që sipas tyre, është ngujuar në rrënoja.

    “Ekipet tona gjatë operacionit që janë duke realizuar kanë hasur në viktima në objektet e kollapsuara, por prioritet është duke ju dhënë atyre vendeve ku janë detektuar persona të gjallë, dhe të gjitha ekipet e shpëtimit nga mbarë bota kanë dhënë prioritet për të shpëtuar sa më shumë jetë”, u tha në njoftimin e FSK-së, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Kujtojmë se numri i viktimave në Turqi e Siri pas tërmetit të së hënës ka shkuar në mbi 11 mijë, ndërsa numri i të lënduarve është afro 50 mijë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!