Trupi i pajetë i mësimdhënësit, Naim Gashi nga fshati Sopniq i Rahovecit, që kërceu nga “Ura e Fshajtë”, është gjetur nga Njësiti i Kërkim Shpëtimit i Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
I ndjeri ishte hedhur nga “Ura e Fshajtë” në Gjakovë, ndërkaq operacionet e Kërkim-Shpëtimit ishin realizuar në kushte shumë të vështira të punës. Për gjetjen e trupit të tij ishin angazhuar edhe klubi i zhytjes “Trepça”.
“Sot me datë 22 shkurt, Njësiti i Kërkim Shpëtimit i Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë operacionit, kanë gjetur trupin e pajetë të N.G. (47) nga fshati Sapniq i Komunës së Rahovec, i cili ishte hedhur nga “Ura e Fshajtë” në Gjakovë.
Operacionet e Kërkim Shpëtimin janë realizuar në kushte shumë të vështira të punës që nga data 26 janar deri më 22.02.2021, dhe janë realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ,Komunën e Rahovecit dhe klubin e zhytjes ,,Trepça””, thuhet në njoftimin e tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.