×
  • Lajme
  • Lajme / Bllokimi i kufijve

    Momenti kur policia serbe kthen prapa familjen që po udhëtonte drejt Gjermanisë

    Reporteri
    06 Shtator 2024 | 23:20

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi se  pika kufitare në Bërnjak është mbyllur për qarkullim.

    Ai ka njoftuar se një familje kosovare që po udhëtonte drejt Gjermanisë i është pamundësuar vazhdim i udhëtimit dhe janë kthyer prapa me forcë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Pas paralajmërimit të grupeve ekstremiste serbe për protesta sot pas orës 18:00, janë vërejtur grupe ekstremistësh të maskuar të cilët në prani të policisë së Serbisë, brenda territorit të Serbisë, kanë ndaluar veturat dhe legjitimuar udhëtarët. Para pak çastesh, një familjes e cila po udhëtonte për në Gjermani, i është pamundësuar vazhdimi i udhëtimit dhe është kthyer prapa me forcë.”, ka shkruar Sveçla.

    Tashmë, portali  Indeksonline ka publikuar videon e momentit kur familja kosovare nuk u lejua që të vazhdojë rrugën për në territorin e Serbisë.

    Sipas tij, kjo po ndodhë para syve të policisë së Serbisë, “fakt ky që e bën atë bashkë fajtore”.

    Ministri Sevçla tha se këto akte fashiste ku serbët lejohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë kurse shqiptarët pengohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë, janë absolutisht të papranueshme.

    “Prandaj, deri në stabilizimin e qarkullimit normal, të pa pengueshëm dhe të sigurtë për të gjithë udhëtarët, pika kufitare në Bërnjak mbyllet për qarkullim.”, tha ai.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!