×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mos manipulo”, “Po moralizon” , përplasen Albulena Haxhiu e Doarsa Kica

    Reporteri
    08 Dhjetor 2022 | 19:09

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetja e LDK’së, Doarsa Kica-Xhelili, janë përplasur gjatë seancës së sotme.

    Deri te përplasja erdhi derisa po diskutohej për Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, saktësisht për dhunuesit në familje dhe masat që duhet të ndërmerren ndaj tyre.

    Haxhiu e quajti qesharake një deklaratë të Kica-Xhelilit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Unë prita që përfaqësuesit e popullit mos me marr detyrën e mbrojtes së kriminelëve. Përfaqësuesit e popullit i mbrojnë qytetarët e Republikës së Kosovës, janë në anën e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe sidomos këtu në këtë foltore të Kuvendit, duke marrë parasysh që edhe viktimat po na dëgjojnë. Duhet pak me i inkuraju bre Doarsë, duhet me i inkuraju viktimat me raportu rastin dhe me pas edhe mbështetjen e Kuvendit të Kosovës. Më beso, nganjëherë kur dëgjoj se çka flitet në këtë foltore, thom sa keq që po na dëgjojnë qytetarët. Dhe me dalë në foltore të Kuvendit dhe me kundërshtu një ndryshim tepër të rëndësishëm e me thanë ma e rëndësishme ka qenë rezoluta që e ke propozu, kjo është qesharake Doarsë”, tha Haxhiu.

    Më pas, Haxhiu i është drejtuar Kica-Xhelilit, duke i thënë “Mos manipulo të lutem”.

    “Të paktën si grua dhe nënë është dashur që të jemi bashkë në këtë betejë…Kjo qasje është për keqardhje”, tha Ministrja.

    Pas fjalës së Haxhiu, reagoi deputetja Kica-Xhelili, e cila i tha Ministres që të mos moralizojë.

    “Sapo e dëgjuam ministren e Drejtësisë që na tha s’kemi nevojë për praktikën e Strasburgut dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Në qoftë se qenka legjitime të lejojmë paraburgimin automatik, pse s’kemi lejuar vetëgjyqësi? Pse zonja minsitre s’po e lejon vetëgjyqësinë. Pse s’po i lejon të gjitha gjërat që i ndalon Konventa?. Në momentin kur ministrja del tu më moralize sepse unë jam në gjendje me ja zbulu euforinë e propozimeve në Kuvend, çka po prekeni ju prej saj? Për këtë ministre është e rëndësishme të kalojë Projekt Kodi. Masa e racionit tregon sa pak jeni tu lexu për gjërat që lejohen të bëjmë në politikë. Nuk mund të flas më me ty pas gjuhës që e përdore”, tha Kica-Xhelili./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!