×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mosha, inicialet”, Policia e Kosovës jep detaje për të vdekurit dhe të lënduarit në aksidentin tragjik në “Porodime”

    Reporteri
    22 Shkurt 2023 | 23:45

    Policia e Kosovës ka dalë me një komunikatë lidhur me aksidentin tragjik që ua mori jetën katër të rinjve në segmentin rrugor Ferizaj-Shtime.

    Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur në hyrje të Shtimes, në një pjesë të quajtur “Porodime”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    PK ka njoftuar edhe për moshën e të rinjve që vdiqën në këtë aksident.

    “A. M (M/K) , viti i lindjes 1984; A. I (M/K), viti i lindjes 1986; M.B ( M/K) viti i lindjes 2000 dhe A. I (M/K) viti i lindjes 2002”, bëhet e ditur në komunikatë.

    “Ndërsa të lënduar janë: F.G ( M/K) dhe B.G ( F/K) të moshës madhore ( mosha e sakt deri më tani nuk dihet), të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë mjeksore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ndërsa në automjetin e tretë që ishin dy persona nuk raportohet për të lënduar”, thuhet tutje.

    Hetimet kanë filluar, ndërsa me vendim të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar për obduksion. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!