×
  • Lajme
  • Lajme

    Mospajtim rreth një formulimi mes Kroacisë dhe Bosnjës, Procesi i Bërdo-Brijunit dështon të prodhojë deklaratë të përbashkët, miratohen vetëm konkluzione

    Reporteri
    12 Shtator 2022 | 15:48
    Procesi i Bërdo-Brijunit

    Konfuzioni në Procesin e Bërdo-Brijunit, nga e cila supozohej të miratohej një deklaratë e përbashkët mes Kroacisë e Sllovenisë me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, kësaj here erdhi si rrjedhojë e mospajtimit për një pjesë të formulimit në deklaratën e hartuar, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina nuk u pajtuan rreth një formulimi të njërës pikë, dhe për shkak të kësaj, u miratuan vetëm disa konkluzione në vend të një deklarate të përbashkët.

    “Përfaqësimi legjitim i popujve përbërës (konstituitiv) në të gjitha nivelet e qeverisë së Bosnje-Hercegovinës është çelësi i stabilitetit të shtetit, si dhe përkushtim i sinqertë i të gjithë liderëve politikë në procesin e reformave elektorale në përputhje me standardet e BE-së”, shkruhej në deklaratën e propozuar.

    Jozyrtarisht u mësua se Bosnje-Hercegovina, përkatësisht dy Anëtarët e Presidencës së BeH-së, Zheljko Komshiç dhe Shefik Xhaferoviç, nuk u pajtuan me përfshirjen e kësaj pike.

    Në konferencë për shtyp, presidenti kroat, Zoran Millanoviç u shpreh se “disa njerëzëve thjesht u pengon t’ua përmendshën konceoptin e tri kombeve konstituitive”.

    Kjo pasi çështja e ndryshimit të Ligjit Zgjedhor në Bosnje-Hercegovinë, ku kroatët kërkojnë ekskluzivitet në votimin e Anëtarit Kroat të Presidencës, pa u mbivotuar nga boshnjakët.

    Një të drejtë të tillë e kanë serbët në entitetin serb të Bosnjes, por jo edhe kroatët në Federatën e Bosnje-Hercegovinës.

    Një ndryshim zgjedhor të tillë, boshnjakët e kanë kundërshtuar dhe cilësuar si legalizim të, siç e quajnë ata, “aparteidit zgjedhor”.

    “Për mua, për neve, për shumë, kjo duket standard minimal”, tha presidenti kroat.

    “Propozimi im i para disa ditëve, në përgatitje të këtij takimi, ishte të përmendeshin konstituentët e popullit të BeH-së në dokument”, tha Millanoviç, derisa shtoi edhe se ai propozim u “refuzua menjëherë”.

    Në vend të një deklarate të përbashkët u miratuan vetëm disa konkluzione.

    Përmes atyre konkluzioneve, shtetet anëtare të Procesit, përveç tjerash, i thanë BE-së që zgjerimi është tejet i rëndësishëm dhe si i tillë duhet të përshpejtohet.

    BE u ftua që të ndihmojë Ballkanin Perëndimor rreth krizës ekonomike dhe energjetike, si dhe të  zhbëjë regjimin e vizave për Kosovën.

    Gjithashtu u ftua që Bosnje-Hercegovinës t’i jepet statusi i vendit kandidat sivjet./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!