×
  • Lajme
  • Lajme

    Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

    Reporteri
    13 Maj 2025 | 23:05

    Pas mëngjesit të ftohtë, dita e mërkurë vijon me diell dhe vranësira të pakta lokale. Temperaturat do të shënojnë rritje rapide, ndërsa vazhdojnë erërat e freskëta drejtimesh të ndryshme. Në mesdite temperaturat do të rriten dukeshëm nga 19 deri në 22 gradë Celsius.

    E enjtja edhe më e nxehtë dhe stabile.

    E premtja ditë plotësisht e vranët dhe me reshje të shpeshta shiu. Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme, ndërsa në viset më të larta malore do të fillojnë reshje bore. Nganjëherë parashihen reshje intensive, ndërsa stuhi të fuqishme shiu me rrebeshe të fuqishme me bubullima mund të ketë në shumë pjesë të jugut të Shqipërisë.

    Reshjet mund të vazhdojnë edhe mëngjesin e hershëm të së shtunës, pastaj do të pasojë përmirësimi gradual i motit, megjithatë edhe gjatë fundjavës mund të kemi reshje lokale afatshkurtra shiu përkundër përmirësimit të përgjithshëm të motit./MeteoBallkan

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!