Nesër në Kosovë pritet të kemi mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Herë pas here priten zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 21 deri në 23 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Kosovën lindore dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat do të zhvillohen më shumë gjatë ditës duke kushtëzuar rrebeshe dhe stuhi lokale me bubullima. Të gjitha reshjet dhe stuhitë eventuale do të jenë të karakterik lokal.
Edhe ditëve të ardhshme na pret mot i ngjashëm, me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat pritet të marrin karakter zhvillimi dhe të kushtëzojnë rrebeshe dhe stuhi lokale me vetëtima dhe bubullimë. Në viset bregdetare do të ketë shumë më shumë intervale kohore me diell, megjithatë edhe atje nganjëherë lokalisht priten vranësira dhe ndonjë rrebesh ose stuhi shiu me bubullimë./METEOBALLKAN
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.