Gresa, motra e regjisores, Arzana Kraja, ka njoftuar se varrimi i të ndjerës do të bëhet nesër në orën 14:00 në varrezat e lagjes “Dragodan” në Prishtinë.
“Me pikëllim dhe zemër të thyer ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të vajzës dhe motrës tonë të dashur Arzana Kraja. Varrimi i saj bëhet të enjten te varrezat e Dragodanit në Prishtinë në orën 14:00. Dyert e familjes do të jenë të hapura në lagjen Ulpiana D9, pranë klinikës “Fati im”.”, ka shkruar Gresa Kraja në Facebook.
Arzana Kraja u gjet e vdekur sot në Prishtinë, policia ka njoftuar se rasti i saj po trajtohet si “vdekje e dyshimtë”.
Krerët e shtetit dhe qytetarë të shumtë kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e hershme të Arzana Krajës. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.