×
  • Lajme
  • Lajme / 42 të arrestuar

    MPB: 46 armë u konfiskuan nëpër ahengje vetëm gjatë korrikut

    Reporteri
    13 Gusht 2024 | 8:02

    Ministria e Punëve të Brendshme ka ndarë statistikat për incidentet e të shtënave me armë në ahengje gjatë muajit korrik.

    Sipas njoftimit, Policia e Kosovës ka pranuar 53 raportime nga qytetarët, ka hapur 55 raste, ka konfiskuar 46 armë, ka konfiskuar 472 municione, ka arrestuar 42 persona dhe raporton se 1 person është plagosur.

    “Bashkëpunimi është thelbësor në parandalimin e tragjedive që mund të shkaktohen nga gjuajtjet me armë zjarri.”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!