×
  • Lajme
  • Lajme

    MPB fillon lëshimin e vulës apostile në regjionin e Pejës

    Reporteri
    26 Tetor 2020 | 15:32

    Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil, nga sot filloi lëshimin e vulës apostile dhe verifikuese edhe në regjionin e komunës së Pejës.


    Në këtë ceremoni mori pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, njofton Klan Kosova.

    Ministri Veliu u njoftua për së afërmi për mbarëvajtjen e punëve në këtë komunë, dhe sfidat që janë duke i kaluar stafi punonjës i kësaj qendre.

    Ai gjithashtu u shpreh i kënaqur për lehtësimin e procedurave që tashmë do të ju ofrohen qytetarëve për pajisjen e vulës apostile dhe verifikuese, duke i kryer këto shërbime në regjionin e Pejës.

    Veliu theksoi po ashtu se do të fillojë lëshimin e vulës apostile dhe verifikuese edhe në regjionet e tjera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!