×
  • Lajme
  • Lajme

    MPJ e konfirmon orën e mbërritjes së Kryediplomatit gjerman në Prishtinë – kjo është agjenda e plotë e vizitës së tij në Kosovë

    Reporteri
    21 Prill 2021 | 18:48

    Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, të enjten do të qëndrojë në Kosovë, në një vizitë zyrtare të paparalajmëruar më parë. Raportimi i mbrëmshëm i Gazetës Online ‘Reporteri.net’ është konfirmuar zyrtarisht sot nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë.


    Gazeta Online ‘Reporteri.net’ ka mësuar agjendën e kësaj vizite të kryediplomatit gjerman në Prishtinë.

    Maas pritet të arrijë në ora 14:00 në Prishtinë, ku në aeroportin e Prishtinës do të pritet nga homologia e tij kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz. Kjo është njoftuar edhe nga Ministria e Jashtme e Kosovës.

    “Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, z.Heiko Maas, nesër (e enjte) vjen për vizitë zyrtare në Kosovë. Në orën 14:00, në Aeroportin e Prishtinës, ministri Maas do të pritet nga ministrja e Jashtme, znj. Donika Gërvalla”, thuhet në njoftim e MPJ-së.

    Vizitën zyrtare, Ministri i Jashtëm e Gjermanisë e nis me takimin e orës 15:00, ku do të pritet në Presidencë e Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani, shkruan Reporteri.net.

    Pas, këtij takimi në agjendë parashihet që Maas dhe Osmani të dalin në një konferencë të përbashkët për media.

    Pastaj, në ora 16:30, kryediplomati gjerman i shkon në zyrë shefit të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.

    EKSKLUZIVE: Kryediplomati gjerman arrinë nesër në ora 14:00 në Prishtinë, del në konferencë me Presidenten Osmani, pastaj takon edhe Kurtin e Gërvallën

    Një orë më pas, në 17:00, Ministri gjerman do të zhvillojë edhe një takim zyrtar me homologen e tij kosovare, Kryediplomaten Donika Gërvalla.

    “Në orën 17:00, në Ministrinë e Jashtme, ministrja Gërvalla dhe ministri Maas do të zhvillojnë takimin bilateral”, ka njoftuar MPJ.

    Agjenda e vizitës së nesërme të Ministrit të Jashtën gjerman e siguruar nga Gazeta Online ‘Reporteri.net’ nuk parasheh ndonjë takim të Kryediplomatit të Angela Merkel me ndonjë nga partitë opozitare në vend.

    Po ashtu, në agjendë nuk parashihet as ndonjë takim i Ministrit gjerman me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

    EKSKLUZIVE: Ministri i Jashtëm i Gjermanisë të enjten vjen për vizitë zyrtare në Kosovë

    Për vizitën e Heiko Maas në Kosovë, Gazeta Online ‘Reporteri.net’ ka raportuar të martën mbrëmë. Një ditë pas, vizita është konfirmuar të mërkurën nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë.

    “Pikërëndesat tematike të vizitës do të jenë çështjet e marrëdhënieve bilaterale, përafrimi me BE-në, si dhe dialogu për normalizim në mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftim.

    Me të përfunduar vizitën në Prishtinë, Kryediplomati i Gjermanisë do të udhëtojë për në vizitë zyrtare në Beograd. /Reporteri.net/.

    Zyrtare: Ministri i Jashtëm i Gjermanisë nesër vjen për vizitë në Prishtinë

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!