×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova qëndron e rreshtuar nga Izraeli: Po e mbron popullin e saj nga raketat e Hamasit

    Reporteri
    16 Maj 2021 | 12:15

    Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka reaguar pas përshkallëzimit të situates si pasojë e konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit.


    Përmes një postimi në rrjetin social Tëitter, MPJ thotë se si çdo shtet, Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin për të mbrojtur popullin e tij, shkruan Reporteri.net.

    “Si çdo shtet, Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin për të mbrojtur popullin e tij kundër 2000 raketave të qëlluara mbi civilët vetëm nga Hamas, i cili po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij.”, thuhet në deklaratën e MPJ-së.

    Tutje, MPJ kërkon që të ndalet dhuna dhe të kërkohet një zgjidhje paqësore.

    “Ne vajtojmë të gjitha viktimat. Ne kërkojmë që të përmbahemi, të ndalojmë dhunën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore”, thuhet në deklaratën e MPJ-së.

    Postimi i plotë:

    Si çdo shtet, Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin për të mbrojtur popullin e tij kundër 2000 raketave të qëlluara mbi civilët vetëm nga Hamas, i cili po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij. Ne vajtojmë të gjitha viktimat. Ne kërkojmë që të përmbahemi, të ndalojmë dhunën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!