×
  • Lajme
  • Lajme

    MPJ sqaron pse nuk u kualifikua kandidatja Alketa Spahiu

    Reporteri
    07 Maj 2019 | 16:26

    Ministria kosovare e Punëve të Jashtme ka reaguar ndaj shkrimit të botuar në disa media me titull “Kreu studimet në Evropë, botoi tre libra, por në Kosovë nuk i plotësoi kushtet për punë”. Sipas këtij institucioni, arsyeja pse kjo kandidate nuk u kualifikua për fazën e mëtejshme është mungesa e nostrifikimit të diplomave të saj – ashtu siç parashihet me ligj.


    Ministria e Punëve të Jashtme, përmes një reagimi, ka sqaruar se pse kandidatja Alketa Spahiu nuk është kualifikuar në fazat e mëtejshme në një konkurs për diplomatë të shpallur nga ky institucion.

    “Kandidatja Alketa Spahiu nuk është përfshirë në listën e ngushtë në konkursin e shpallur nga Ministria e Punëve të Jashtme për zyrtarë të misionit diplomatikë, për shkak se diplomat e  saj të fituara jashtë vendit nuk janë të nostrifikuara nga Ministria e Arsimit – siç parashihet me ligj”, thuhet në reagim.

    Në bazë të ligjit, diplomat e fituara jashtë vendit, e te cilat nuk janë të nostrifikuara, nuk janë valide, sqaron MPJ.

    “Asnjë kandidat i cili nuk ka plotësuar kriteret e konkursit, nuk është kualifikuar për faza te mëtutjeshme”, thuhet në reagim.

    Kandidatja Alketa Spahiu kishte reaguar në rrjetet sociale duke e quajtur të padrejtë faktin se nuk është kualifikuar në fazat tjera të këtij konkursi, edhe pse kishte pëfunduar shkollimin jashtë vendit. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!