×
  • Lajme
  • Lajme

    MSH deklarohet pas takimit me kryetarët e Komunave

    Reporteri
    26 Maj 2021 | 12:29

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, së bashku me ministrin e Administriimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë mbaujtur takim virtual  me kryetarët e Komunave të Kosovës.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, MSH njofton se Vitia ka informuar kryetarët e Komunave për gjendjen e përditësuar epidemiologjike dhe rrjedhën e procesit të vaksinimit, shkruan Reporteri.net.

    “Ministri Vitia i informoi kryetarët e komunave për gjendjen e përditësuar epidemiologjike dhe rrjedhën e procesit të Vaksinimit. Ai theksoi se gjatë kësaj jave pritet një kontigjent prej rreth 100 mijë dozave përmes Aleancës COVAX, kështu që gjatë muajve të ardhshëm të arrijmë t’i vaksinojmë popullatën më në rrezik.”, thuhet në njoftim.

    Po ashtu bëhet e ditur se kryetarët e Komunave u informuan se po bëhen përgatitjet dhe planifikimet për planin e ri të veprimit.

    “Kryetarët e Komunave u informuan se po bëhen përgatitjet dhe planifikimet për planin e ri të veprimit. Ky proces nuk mund të realizohet pa bashkëpunimin e ngushtë me komunat e Kosovës, me theks të veçantë, me Kryetarët dhe Shtabet Komunale Emergjente andaj dhe kërkoi përkushtimin e tyre dhe kapaciteteve komunale ndaj Drejtorive të Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale dhe Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare.”, thuhet në deklaratën e MSH-së.

    Ndryshe në këtë takim është aprovuar kërkesa e kryetarëve të Komunave për heqjen e orës policore nga ora 22:30 deri në 05:00.

    Po ashtu pritet që nga mesi i muajit qershor të lejohet edhe mbajtja e dasmave dhe ahengjeve tjera familjare, si dhe lokaleve të gastronomisë u lejohet puna deri në ora 23:00.

    Ky është njoftimi i plotë i MSH-së:

    Sot, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, së bashku me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi kanë mbajtur një takim virtual me Kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës me qëllim të koordinimit ndërinstitucional në përballjen me pandeminë Covid-19.

    Ministri Vitia i informoi kryetarët e komunave për gjendjen e përditësuar epidemiologjike dhe rrjedhën e procesit të Vaksinimit. Ai theksoi se gjatë kësaj jave pritet një kontigjent prej rreth 100 mijë dozave përmes Aleancës COVAX, kështu që gjatë muajve të ardhshëm të arrijmë t’i vaksinojmë popullatën më në rrezik.

    Duke marrë parasysh që ndikimi i COVID-19 përveç në shëndetin publik ka shtrirë ndikimin e tij edhe në ekonomi dhe duke veçuar rëndësinë e vizitës së diasporës në Kosovë, është tejet e rëndësishme që ne të arrijmë të vaksinojmë sa më shumë qytetarë deri në verë.

    Kryetarët e Komunave u informuan se po bëhen përgatitjet dhe planifikimet për planin e ri të veprimit. Ky proces nuk mund të realizohet pa bashkëpunimin e ngushtë me komunat e Kosovës, me theks të veçantë, me Kryetarët dhe Shtabet Komunale Emergjente andaj dhe kërkoi përkushtimin e tyre dhe kapaciteteve komunale ndaj Drejtorive të Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale dhe Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare.

    Gjithashtu në përputhje me rekomandimet e IKShPK-së dhe ekspertëve shëndetësor, Ministri Vitia theksoi se sipas analizës epidemiologjike, jemi duke planfifikuar lehësimin e masave parandaluese konform realitetit në terren, gjithmonë duke tentuar balancën mes shëndetit publik dhe Ekonomisë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!