×
  • Lajme
  • Lajme

    MSH njofton se deri sot janë vaksinuar 4 mijë e 200 punëtorë shëndetësorë

    Reporteri
    08 Prill 2021 | 11:55

    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri të mërkurën mbi 4200 nëpunës të institucioneve shëndetësore kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19, ndërsa nga sot, procesi është shtrirë edhe te grupet e tjera prioritare sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19, përfshirë këtu të moshuarit dhe personat e vendosur në shtëpitë e kujdesit për të moshuar.


    Sipas njoftimit, vaksinimi kundër COVID-19 po vazhdon sot me vaksinimin e qytetarëve të grupmoshës mbi 80 vjeçe, fillimisht me personat mbi 85 vjeç, për të vazhduar pastaj me ata 80-84 vjeç.

    “Ekipi menaxhues i procesit të vaksinimit në Prishtinë, përkrahur nga Komiteti për vaksinim kundër COVID-19, bashkë edhe me ekipet e njësive të vaksinimit anekënd Kosovës, vullnetarët, dhe kontribues të tjerë janë përfshirë në administrimin e këtij procesi shumë të rëndësishëm në luftën e përbashkët kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!