Muhamet Hamiti, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ndërsa ka folur për 50 ditëshin e qeverisë Kurti, ka thënë se gjatë kësaj kohe u dëmtuan raportet me Amerikën.
Hamiti ka thënë se pas rrëzimit të qeverisë Kurti, partia e tij mori pushtetin për të mirën e shtetit.
“LDK e ka bërë për shtetin, Vetëvendosje e ka bërë për pushtetin, tash urojmë ta ruajnë edhe shtetin”, tha Hamiti në Kanal 10, shkruan Reporteri.net.
Ai më tej tha se LDK ka menduar për raportet me Amerikën.
“LDK-ja s’e ka menduar vetëm punën e votave, por raportet me SHBA”, ka deklaruar ai. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.