×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mungojnë 6”, 114 deputetë të pranishëm në sallën e konsitutimit të Kuvendit

    Reporteri
    22 Mars 2021 | 11:24

    Pas mbledhjes së komisionin të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandatit të deputetëve ka rinisur seanca e Kuvendit të Kosovës.


    Kryesuesi i këtij Komisioni Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje, i ka rekomanduar Kuvendit të nisë konstituimin, shkruan Reporteri.net.

    “Komisioni konstaton se në legjislaturën e tetë janë certifikaur 120 deputetë. LVV 58 deputetë, PDK 19, LDK 15 deputetë, AAK 8 deputetë. Komisioni ka konstatuar vlefshmërinë e mandatit të deputetëve. Janë të pranishëm 114 deputetë dhe mungojnë 6 deputetë. Komisioni i rekomandon seancës të nis konstuimin”, tha ai.

    Seanca ka vazhduar me betimin e deputetëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!