×
  • Lajme
  • Lajme / Fb

    Murati: Banka Botërore e largon Kosovën nga Lista e Shteteve Fragjile dhe në Situatë Konflikti

    Reporteri
    09 Korrik 2025 | 16:56

    Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se Banka Botërore e ka larguar Kosovën nga lista e shteteve fragjile dhe në situatë konflikti, shkruan Reporteri.net.

    Murati e ka cilësuar këtë si super lajm.

    “Pas mëse 15 vitesh si shtet anëtar në Bankën Botërore, këtë javë kemi pranuar njoftimin që Kosova është larguar nga kjo listë.  Ky ndryshim përbën avancim të jashtëzakonshëm dhe i vulos arritjet tona si shtet duke dëshmuar stabilitet institucional dhe qëndrueshmëri ekonomike”, ka shkruar Murati.

    Sipas tij, largimi nga kjo listë do të ketë ndikim pozitiv në perceptimin ndërkombëtar karshi Republikës së Kosovës dhe e rritë besueshmërinë e investitorëve të huaj.

    “Njëkohësisht, kjo dëshmon edhe për bashkëpunimin e shkëlqyer me Bankën Botërore, por edhe koordinimin jashtëzakonisht të mirë në mes të institucioneve vendore si MFPT dhe BQK. Patjetër që falënderim i veçantë shkon për të gjithë që janë angazhuar drejt kësaj arritjeje”, përfundon postimi i Muratit./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!