×
  • Lajme
  • Lajme

    Murati i kërkon ambasadorit bashkëpunimin me kompanitë austriake

    Reporteri
    25 Mars 2024 | 16:32

    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka takuar ambasadorin austriak Georg Schnetzer, të cilit i ka kërkuar mundësi për bashkëpunim me kompanitë austriake.

    Sipas tij, kompanitë austriake kanë ekspertizën dhe njohuritë e nevojshme që mund të rezultojë me projekte të suksesshme në infrastrukturë, ndërtimtari, mjedis dhe fusha të tjera.

    Ambasadori Schnetzer përmendi disa nga projektet e përbashkëta me MFPT-në, siç janë projektet për ndërtimin e rrjetit të ujërave të zeza në disa prej komunave, dhe theksoi vullnetin për të gjetur mundësi të reja bashkëpunimi në projekte infrastrukturore.

    Të dyja palët mirëpritën edhe marrëveshjen bilaterale për sigurimet shoqërore që do të përmbyllet së shpejti dhe e cila do të mundësojë që të gjithë kosovarët që kanë punuar apo vazhdojnë të punojnë në Austri pas arritjes së moshës së pensionimit të marrin pensionet në vendin ku ata jetojnë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!