×
  • Lajme
  • Lajme

    Murati: Mund të rikthehet ideja e ripërcaktimit të kufijve Kosovë-Serbi, është zgjidhja e vetme politike dhe më pëlqen

    Reporteri
    19 Qershor 2025 | 18:21
    Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati

    Kreu i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi. Sipas tij, mund të ketë një rikthim në tavolinë të idesë së shkëmbimit të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

    Murati thotë se i pëlqen ideja e ripërcaktimit të kufijve dhe sipas tij është e vetmja zgjidhje politike që zgjidh mospajtimet mes dy shteteve.

    “Mund të rikthehet edhe opsioni i ripërcaktimit të kufijve. një ide që më pëlqen mua. Ne konsiderojmë që është zgjidhja e vetme politike, që zgjidh problemin Kosovë-Serbi”, ka thënë Murati në T7.

    Ai ka shtuar tutje se asnjë zgjidhje s’është e lehtë dhe ka theksuar se Kosova është vonuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

    “Asnjë zgjidhje nuk është e lehtë. Ne jemi vonuar në bisedime shumë, duke mos i marrë seriozisht bisedimet”, ka shtuar tutje.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!