×
  • Lajme
  • Lajme

    Mushkolaj i thotë VV-së: Kthejani mandatin që ia vodhët PDK-së ashtu siç i kërkonit mandatet e PSD-së

    Reporteri
    08 Prill 2021 | 21:02

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi është përplasur me analistin Imer Mushkolaj rreth ‘pazareve’ për zgjedhjen e Vjosa Osmanit për Presidente.


    Mushkolaj i ka thënë Abrashit se deputetja e PDK-së, e cila ka kaluar në Vetëvendosje në ditën e zgjedhjes së Presidentes, Adelina Grainca, duhet ta kthejë ‘mandatin e vjedhur’.

    ”Ju vetë e keni kërkuar një gjë të tillë prej deputetëve që kanë lëvizur, njëjtë keni vepruar edhe kur janë larguar deputetët e PSD-së, ju keni thënë që duhet ta kthejnë mandatin e vjedhur që e kanë fituar nga ju, edhe Shpend Ahmetit ia keni kërkuar kthimin e mandatit. E njejtë është edhe kjo situatë, Adelina Grainca e ka vjedhur mandatin nga Partia Demokratike e Kosovës”, i ka thënë Mushkolaj-Abrashit në RTV Dukagjini.

    Në anën tjetër, Abrashi ka thënë se situata me Adelina Graincën ka qenë ndryshe nga ajo me PSD-në, teksa Mushkolaj i ka akuzuar VV-në për standarde të dyfishta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!