×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: E kam ftuar Vjosa Osmanin

    Reporteri
    23 Prill 2020 | 13:07

    Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, pasi ka konfirmuar nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër ka konfirmuar edhe mospjesëmarrjen e Vjosa Osmanit në Këshill të Përgjithshëm.


    Mustafa ka thënë se Osmani ka pasur ftesë por nuk e di pse nuk ka marrë pjesë.
    “Ftesë ka pas, është nënkryetare, por nuk kemi pas kohë me pyet pse nuk ka ardhë. Ka pas ndonjë arsye pse nuk ka ardhë”, ka thënë Mustafa, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se Osmani ka deklaruar se LDK-ja ka kohë që nuk e fton në mbledhje. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!