×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa i vendos vija të kuqe VV-së: Nuk shohim më arsye të qeverisim me ta

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 19:58

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur të dalë nga Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti.


    Në një konferencë për shtyp, kryetari i saj, Isa Mustafa ka këputur edhe shpresat se LDK-ja do të qeverisin më me VV-në sërish.

    Teksa ka përmendur si arsye “rrezikimin e raporteve me Amerikën”, duke mos e hequr taksën e po ashtu edhe zhvillime tjera, Mustafa ka lënë të nënkuptohet se më nuk do të bashkëpunojnë me Qeverinë.

    “Ne nuk shohim më arsye e mundësi të bashkë-qeverisim me VV-në. Nuk shohim që me këto qëndrime ndaj aleatëve tanë duhet të qëndrojë në krye të vendit. Prandaj e bëjmë këtë mocion” ka thënë ai.

    Në këtë konferencë, Isa Mustafa ka njoftuar edhe se LDK-ja do të iniciojë mocion mosbesimi në Kuvend për rrëzimin e Qeverisë Kurti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!