×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa sot videokonferencë me liderët e EPP-së

    Reporteri
    06 Maj 2020 | 11:37

    Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, sot me ftesë të presidenti të EPP-së, Donald Tusk, do të merr pjesë në takim – videokonferencë, me Liderët e EPP-së, organizuar nga Partitë Popullore Evropiane, në kuadër të Samitit të Zagrebit.


    Në njoftimin e LDK-së thuhet se në Samitin e EPP-së, do të marrin pjesë liderët institucional dhe të opozitës të 27 vendeve të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.

    “Në këtë takim Kryetari Mustafa, do t’i diskutoj prespektivat e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, sfidat me të cilat po përballemi, kërkesën për liberalizim të vizave, por dhe mundësitë për mbështetjen e EPP-së për rajonin”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!