Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa gjatë ditës së sotme është takuar me Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së dhe Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.
Pjesë e takimit nuk ishte edhe kandidatja për kryeministre e LDK-së, Vjosa Osmani, ndërsa pranë Mustafës ishin nënkryetarët e LDK-së Agim Veliu e Lutfi Haziri, anëtari i Kryesisë dhe zëdhënësi, Besian Mustafa dhe anëtarja e Kryesisë, Vlora Dumoshi, shkruan Reporteri.net.
Temë diskutimi ishin procesi i zgjedhjeve parlamentare më 6 tetor, situata aktuale politike në Kosovë dhe diskutimet për përbërjen e Qeverisë së re.
Në njoftim thuhet se Mustafa e njoftoi Apostolovan për qëndrimet e LDK-së mbi temat kyçe politike në vend dhe për vazhdimin e takimeve të grupeve punuese të LDK-së me ato të LVV-së për përafrimin e programeve të të dy partive drejt një programi të përbashkët qeverisës.
Gjithashtu thuhet se Mustafa e falënderoi BE-në për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës në të gjitha proceset shtetformuese.
Më tej thuhet se Apostolova falënderoi kryetarin Mustafa për mikpritjen dhe inkurajoi LDK-në të vazhdojë të ketë rol konstruktiv në zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.