×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa takohet me Apostolovan, mungon Vjosa Osmani, prezent në takim Haziri e Veliu

    Reporteri
    14 Tetor 2019 | 20:09

    Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa gjatë ditës së sotme është takuar me Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së dhe Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.


    Pjesë e takimit nuk ishte edhe kandidatja për kryeministre e LDK-së, Vjosa Osmani, ndërsa pranë Mustafës ishin  nënkryetarët e LDK-së Agim Veliu e Lutfi Haziri, anëtari i Kryesisë dhe zëdhënësi, Besian Mustafa dhe anëtarja e Kryesisë, Vlora Dumoshi, shkruan Reporteri.net.

    Temë diskutimi ishin procesi i zgjedhjeve parlamentare më 6 tetor, situata aktuale politike në Kosovë dhe diskutimet për përbërjen e Qeverisë së re.

    Në njoftim thuhet se Mustafa e njoftoi Apostolovan për qëndrimet e LDK-së mbi temat kyçe politike në vend dhe për vazhdimin e takimeve të grupeve punuese të LDK-së me ato të LVV-së për përafrimin e programeve të të dy partive drejt një programi të përbashkët qeverisës.

    Gjithashtu thuhet se Mustafa e falënderoi BE-në për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës në të gjitha proceset shtetformuese.

    Më tej thuhet se Apostolova falënderoi kryetarin Mustafa për mikpritjen dhe inkurajoi LDK-në të vazhdojë të ketë rol konstruktiv në zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!