×
  • Lajme
  • Lajme

    Teologu i VV-së: Konflikti Izrael-Palestinë nuk ka të bëjë me fenë

    Reporteri
    19 Maj 2021 | 7:03

    Njohës i çështjeve të Islamit, Mustafë Bajrami, që është edhe zyrtarë i Lëvizjes Vetëvendosje ka folur për konfliktin mes Izraelit e Palestinës, e cila që sa ditë ka filluar me bombardime.


    Bajrami në emisionin Dpt te Fidani në T7 thotë se konflikti izraelo-palestinez nuk është konflikt fetar, raporton Gazeta Express.

    “Konflikti mes këtyre dy popujve, nuk ka të bëjë me fenë, edhe pse feja është e inkorpuruar si mjet që përdoret për arritjen e qëllimeve të tyre,. Konflikti nuk është konflikt fetar, po të ishte fetar, historikisht arabët me palestinezet do të duhej të ishin në luftë të vazhdueshme që nga ardhja e pejgamberit Muhamed.

    Palestinezët ka mendime të ndryshe varësisht prej historianëve që i qasen çështjes, ata të cilët shkojnë në favor të promovimit të çështjes palestineze thonë se palestinezët janë aty që nga 6 mijë vjet e më parë”, tha Bajrami.

    Ai thotë se me kalimin e kohës janë paraqitur hebrenjtë që përmes luftërave kanë pushtuar disa zona ku kanë qenë palestinezët.

    “Me kalimin e kohës paraqitet hebrenjtë, nëpërmes luftërave dhe konflikteve i pushtojnë disa zona që kanë qenë palestinezët”, tha Bajrami.

    Luftimet – më të këqijat në Gaza dhe Izrael qysh në vitin 2014 – vijnë pas disa javë tensionesh, të shkaktuara nga konfrontimet midis policisë izraelite dhe protestuesve palestinezë në kompleksin e Xhamisë Al-Aqsa në Jerusalemin Lindor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!