×
  • Lajme
  • Lajme

    “Na e keni marrë bukën” – pamje nga momenti kur Kabashi përplaset me zyrtarët e burgut në Dubravë

    Reporteri
    22 Maj 2019 | 19:05

    Krerët e institucioneve, Kryeparlamentari Veseli dhe zyrtarë tjerë të PDK’së si Hajredin Kuçi e Nait Hasani, sot u përballën me një situatë jo fort të këndshme, kur një nga ish-të mbijetuarit e masakrës së Dubravës, Shefqet Kabashi, doli para tyre dhe iu tha se nuk e meritonin të ishin të pranishëm në këtë manifestim.


    Derisa, Shefqet Kabashi po fliste, moderatorja e programit po mundohej të mbante nën kontroll situatë. Ish-ushtari i UCK-së, iu drejtua disa të mbijetuarve të masakrës së Dubravës, duke i përmendur edhe me emra madje si Hajredin Kuçin dhe Nait Hasanin, të cilët, sipas tij, e kanë quajtur tradhtar.

    “Marre duhet me ju ardhë, ju nuk duhet me qenë këtu… Cilit protokoll mua këta më thonë tradhtar qita, qiky Kuçi e qiky Njazia e qiky Naiti me shokët e vet, unë nuk jam tradhtar, unë jam luftëtar i lirisë… Na keni marrë bukën, duam shtet demokrat e jo komunist”, tha ai, raporton T7.

    Ndërsa, drejtori i burgjeve të Kosovës, Nehat Thaçi, ishte i pari i cili tentoi ta pengojë Kabashin, madje me forcë u mundua ta largojë, duke i thënë se ka kush vendos rend këtu.

    “Ka kush vendos rend këtu, nëse nuk tërhiqesh me forcë të largoj, hiqe këndej qiteni jashtë”, tha ai.

    E duke u larguar nga ambientet e burgut të Dubravës, Kabashi i shoqëruar nga policët me zë të lartë thoshte se “ju na keni bërë më zi se serbët”.

    “Unë ha shqip, ju na keni bë ma zi se shkijet”, tha Kabashi.

    I pranishëm në këtë manifestim ku po përkujtoheshin të rënët e masakrës në burgun e Dubravës ishte edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dhe shumë të mbijetuar të kësaj masakre, të cilët kërkuan që ata që e kryen këtë krimi të dënohet pasi autorët e kësaj masakra thanë se dihen.

    Në masakrën e Dubravës, nga data 19 maj e deri 24 maj 1999, u vranë mbi 160 të burgosur, ndërsa masakrës i mbijetuan mbi 300 të tjerë.

    Ndryshe, Shefqet Kabashi ishte dëshmitari kryesor në procesin gjyqësor kundër kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili nga Gjykata e Hagës ishte dënuar me dy muaj heqje lirie për “refuzim të qëllimshëm për t’iu përgjigjur pyetjeve të prokurorëve”.

    Kabashi kishte refuzuar të dëshmojë kundër Haradinajt në procesin e kaluar gjyqësor, kur kryeministri i Kosovës u shpall i pafajshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!