×
  • Lajme
  • Lajme

    Nagavci: 300 mijë votat për Osmanin tregojnë se të gjithë deputetët duhet të marrin pjesë në votimin e saj për presidente

    Reporteri
    03 Prill 2021 | 18:42

    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, është deklaruar pak para fillimit të seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit.


    Para medive, Nagavci tha se Vjosa Osmani ka marrë 300 mijë vota të qytetarëve dhe kjo është treguesi më I mirë që të gjithë deputetët duhet të marrin pjesë në votim, shkruan Reporteri.net.

    Nagavci përmendi sërish shkuarjen në zgjedhje, duke thënë se deputetët janë të vetëdijshëm për zgjedhjet e shpeshta dhe situatën me pandeminë.

    “Konsideroj që deputetët janë të vetëdijshëm për zgjedhjet e shpeshta që I kemi pasur dhe situatën me pandeminë dhe do të marrin pjesë në seancën ku do të votohet Vjosa Osmani.”, ka thënë ajo.

    Tutje ministrja e Arsimit ka thënë se diskutimet lidhur me ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje janë të panevojshme dhe të paarsyeshme.

    “Duhet bërë e qartë, sepse mbrëmë pashë diskutime të panevojshme dhe të paarsyeshme. Projektligji që ne kemi iniciuar është thjesht një ligj që u mundëson qytetarëve tanë që jetojnë në diasporë votimin më të lehtë.”, deklaroi Nagavci.

    Sipas saj, të gjithë ata që nuk i duan zgjedhjet, mund ta dëshmojnë këtë me pjesëmarrjen në votim.

    Ndryshe, seanca e paraparë që të mbahet në ora 18:00, është shtyrë për një orë.

    Arsyeja pse është shtyrë fillimi i seancës ende nuk është bërë e ditur. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!