Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Përmes një postimi të bërë nga ministrja, bëhet e ditur se ata diskutuan për çështje të rëndësishme në fushën e arsimit, po ashtu edhe për mbështetjen e grave dhe vajzave përmes bursave STEM, përfshirë këtu mundësitë e financimit, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
“Kisha kënaqësinë e veçantë të pres në një takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves me të cilin diskutuam për shumë çështje të rëndësishme në fushën arsimit.. Po ashtu diskutuam për mbështetjen e grave dhe vajzave përmes bursave STEM si dhe për mundësitë e financimit. Po ashtu në lidhje me zhvillimin profesional të mësimdhënësve të anglishtes në programin e zhvillimit profesional të grupit të fundit si dhe me programin “Shkollat e Shekullit 21”, versionin online”, thuhet në postimin e Nagavcit.
Ndër të tjerash, ministrja e ka informuar edhe lidhur me proceset kryesore të rishikimit të teksteve shkollore, subvencionimin për teskte dhe materiale shkollore,
Po ashtu, Nagavci e ka falënderuar ambasadorin britanik për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, teksa kanë rënë dakord për bashkëpunim të mëtejshëm.
/Reporteri.net/.