Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka ngritur një varg akuzash për presidentin e ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova. I ftuar në emisionin “Frontal”, në televizionin T7, Haradinaj e ka quajtur Rugovën tradhtar.
“Sa ishte Rugova, (Sllobodan) Millosheviqi ka hequr prej punës krejt klasën punëtore, ka hequr shtypin, ky t’ia ruajë qetësinë, unë nuk di argat më të mirë që i ka bërë dikush Milloshit, për mua asnjë emër tjetër nuk ka, veç tradhti”, është shprehur Haradinaj.
“Bile o është efekti i tradhtisë, o është efekti i konjakut. Ai ka kryer detyrën e tradhtarit dhe të pijanecit, dy sende janë”, ka deklaruar ai.
Haradinaj ka thënë se vrasjet e pasluftës në vend nuk janë politike, dhe se ato mund të kenë ndodhur për shkak të luftës për karrierë brenda partive, duke iu referuar në këtë rast Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.