Ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës njëherësh nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj ka folur në T7 në lidhje me aktakuzat e ngritura nga ana e Gjykatës Speciale.
‘’Ngritja e aktakuzave është sepse ata duhet të arsyetojnë veprimet e tyre dhe fondet e shumta që kanë’’, ka thënë mes tjerash Haradinaj.
Tutje, nënkryetari i OVL UÇK-së, ka folur edhe për ish presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.
Ai ka folur edhe për vrasjet e figurave të rëndësishme të LDK-së pas luftës.
‘’Pse shpëtoi ky? A po menon që janë tut a? Po kanë tut kur ka shërbim? Shumë mirë që s’u vra, por shumë keq që iu vranë shoktë. Ata që i thojnë Gandi i Kosovës ata nuk dijnë asgjë për Gandin. Ky asnjë rezistencë nuk e ka bërë’’, ka deklaruar Haradinaj në Frontal.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.