×
  • Lajme
  • Lajme

    Nasim Haradinaj ishte nisur për në OVL-UÇK por u kthye në rrugë: Nuk i përgjigjem EULEX-it

    Reporteri
    25 Shtator 2020 | 14:19

    Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Nasim Haradinaj ka thënë se nuk do t’i përgjigjet forcave të EULEX-it.


    Në një prononcim për Klan Kosovën, ai thënë se nuk do të shkojë në organizatë.

    ”Nuk shkoj në organizatë. Nuk i përgjigjem EULEX-it sepse ata e arrestuan Hysni Gucatin”, ka deklaruar ai.

    Ai ka thënë se ishte rrugës për në OVL-UÇK meqë ia kishte kërkuar këtë kryetari Gucati, ngase sipas tij nevojitej që ti nënshkruajë disa dokumente.

    “Mund të më arrestojnë kudo në rrugë, ose nesër ose masnesër por unë nuk do të hyj aty sot”, u shpreh ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!