×
  • Lajme
  • Lajme

    Nasim Haradinaj: Tek mbrëmë kam kontaktuar me familjen, për arrestimin tim morën vesh nga mediat

    Reporteri
    29 Shtator 2020 | 15:36

    Në Gjykatën e Hagës ka nisur seanca e parë gjyqësore ndaj Nasim Haradinajt – nënkryetar i OVL UÇK-së, i cili u arrestua para disa ditësh në Prishtinë.


    Në paraqitjen e tij të parë para Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, Haradinaj ka thënë se tek mbrëmë ka arritur të kontaktojë me familjen, shkruan Reporteri.

    Ai është shprehur edhe se familja përmes mediave ka marrë vesh për arrestimin e tij, shkruan Reporteri.

    “Jam i i informum me shkrim. Për arrestim është marrë vesh përmes mediave por për arritjen time këtu është marrë vesh më vonë. Tek mbarmë kam kontaktuar me familjen”, u shpreh ai.

    Nasim Haradinaj, dyshohet për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje si dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!